5 makina bëhen copë me njëra-tjetrën në Tiranë-Durrës, humb jetën një person, detajet e para

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë 5 automjete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas përplasjes, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera. Në to ndodheshin disa persona, mes tyre 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete.
Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


