Zhduket adoleshentja shqiptare ne Gjermani, familjaret: Ishte ne shkolle por nuk u kthye

Bota

Një adoleshente shqiptare është zhdukur në rrethana misterioze në Berlin të Gjermanisë. Familjarët e saj, tregojnë se kanë humbur kontaktet me 16-vjeçaren që prej datës 29 nëntor. Sipas kushëririt të vajzës, Marisa ishte nisur për në shkollë por nuk u kthye më në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familja e ka raportuar ngjarjen në Polici. Autoritetet gjermane kanë nisur kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e adoleshentes shqiptare nga Tetova e Maqedonisë, e cila rezulton e zhdukur prej 10 ditësh.

Familjari tregon, se në momentin e zhdukjes vajza ka qenë e veshur me një xhaketë të kuqe.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve të tjerë që janë atje, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e vajzës të lajmërojnë autoritetet gjermane.

Mesazhi i plotë:

“Prsh joq kisha ni lutje per ni shperndarje ka humb vajza e mixhes ktu Berlin shqiptare me mundsi me Publiku Foto edhe diqka sse ndoshta ka dikush informacion ktu Berlin. Ka 10 dit qe ka humb flm, esht 16 vjecare nga Tetova e Maqedonise. E kemi denoncu ne polici zhdukjen e saj. Quhet Marisa Uzairi, kontakti i fundit ka qen me 29-11-2019, ka shku per shkoll edhe nuk esh kthy ma. Policia esht ne kerkim po Ende ska asnje lajm. Ka qen me xhaket te kuqe. Ju lutem postojeni, ju ruajt Zoti.”

ME TE LEXUARAT