Goditet grupi shqiptar ne Irlande, sekuestrohen makina, para dhe ore te shtrenjta

Bota

IRLANDË

Autoritetet irlandeze kanë arrestuar një ditë më parë dy shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin. Mediat vendase referuar burimeve policore bëjnë me dije se të arrestuarit konsiderohen si “kokat’ e një bande shumë të fuqishme në Irlandë. Hetimet e kryera kanë zbuluar se dy shqiptarët, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raporton “The Irish Sun” përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet kriminal, i investonin në ngritjen e bizneseve si në makina, por edhe në restorante. Pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi disa makina luksoze, para cash, si dhe orë të shtrenjta.

Një burim i grupit hetimor në lidhje me rastin u shpreh se“operacioni i fundit kishte ne shënjestër një bande kriminale qe përfitonte shume te mëdha parash nga ky aktivitet i paligjshëm”.

ME TE LEXUARAT