Horoskopi ditor, 5 dhjetor 2019

Soft

Dashi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot si në shumicën e ditëve, reputacioni juaj duhet të jetë shqetësimi juaj kryesor. Pra, përpiquni të mos bëni gjëra që ju detyrojnë të fshiheni dhe mos zgjidhni ndonjë projekt me fokus të vogël. Do jeni në një rrugë të drejtë sot nëse përpiqeni të ruani qëndrimin tuaj dembel për ndonjë ditë tjetër.

Demi

Mbani një sy të mprehtë për të dalluar detaje të vogla që mund të krijojnë disa probleme madhore sot. Ju mund të keni një tendencë për t'i përzier gjërat pak këtu pak atje dhe detajeve nuk i kushtoni shumë rëndësi. Emrat e njerëzve mund të jenë një problem i madh, kështu që bëni kujdes të veçantë kur takoni dikë të ri. Nëse keni qenë në kërkim të disa ndryshime në jetën tuaj personale, dita e sotme ju ofron një mundësi të shkëlqyeshme për ta bërë atë vetëm. Sfidoni veten dhe do të arrini shumë lart, do impresiononi njerëzit përreth jush.

Binjakët

Romanca në jetën tuaj do të përforcohet në masë të madhe sot edhe nëse keni pranë partner që nuk i jep shumë rëndësi. Shumë njerëz do duan të jenë sa më afer jush nëse i lejon, prandaj përfitoni sa më shumë nga kjo afërsi. Barrierat midis jush dhe dikujt që njihni në një ambjent zyrtar ose profesional po bien. Ju do ndjeni zemrën e tyre të madhe dhe të butë. Sigurohuni t'i njoftoni se keni vënë re veprimin e tyre bujar.

Gaforrja

Sot nuk është një ditë për të hezituar kur shihni diçka të gabuar. Sapo të dilni nga shtëpia duhet të merreni me këto çështje menjëherë. Ju mund të jeni shumë mirësjellës apo edhe simpatik, por nuk mund t'i hidhni prapa gënjeshtrat dhe gabimet e të tjerëve. Merreni situatën në dorë para se padrejtësitë të rriten dhe të bëhen të shëmtuara dhe mbizotëruese.

Luani

Tani për tani, njerëzit që ju rrethojë kanë një ndikim shumë të madh për ju. Prandaj është e rëndësishme t’i vlerësoni dhe t’i dëgjoni se çfarë thonë. Por mos harroni, se mendimet e jashtme nuk janë diçka që duhet t’i vlerësoni. Është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për përshtypjet që mund t’i kesh lënë të tjerëve veçanërisht nëse ndonjë prej tyre është negativ. Marrja e informacionit ekskluzivisht nga njerëzit që ju adhurojnë nuk është shumë produktive. Gjejeni informacionet dhe të vërtetën në mënyra të tjera.

Virgjëresha

Kohët e fundit, ambicia juaj e shëndetshme është ndjerë me pak e fuqishme. Pavarësisht nëse virusi që sulmon fuqitë tuaja është një person që keni afër dhe ndikon në keq në shkëlqimin dhe në punët tuaja duhet të shpëtoni patjetër. Gjithçka që ju nevojitet është një kontroll realiteti. Kujtojini vetes disa nga historitë tuaja të suksesit për të rritur ambicien tuaj të sahershme.

Peshorja

Ndjeshmëria juaj emocionale mund të jetë pak më e lartë sesa duhet sot. Nëse dikush po ju bën të ndiheni në vështirësi largohuni, mos qëndroni asnjë moment më shumë më të. Mënyra se si njerëzit e tjerë janë duke menduar dhe ndjerë do të ndikojë tek ju, por nuk duhet të ndikojë aspak në mënyrën se si veproni. Mbani distancë nga të gjitha këto ndikime emocionale. Përqendrohuni te gjërat që ju interesojnë më shumë.

Akrepi

Edhe pse jeni të mbushur plot me energji dhe ide pozitive, sot nuk është koha ideale për të vazhduar zgjerimin në fusha të ndryshme. Kështu që mos mendoni për udhëtime dhe çështje dokumentesh. Tani për tani, është koha të qëndroni afër bazës së shtëpisë dhe të përqendroheni në vetëm një ose dy persona ose projekte që ju duhen më shumë. Ambicia juaj mund të plotësohet duke përsosur teknikën tuaj me detyrat e përditshme. Jo gjithmonë duhet të nxiteni për të zbuluar gjëra të reja.

Shigjetari

Nëse keni kërkuar një shenjë për të bërë përparime romantike me një person të caktuar, sot keni një zgjedhje. Ju mund të përpiqeni të lexoni gjuhën e tyre trupore në mënyrë që të kuptoni se çfarë ata po mendojnë ose ecni drejt tyre, buzëqeshini dhe pyetini. Të qenit kaq i drejtpërdrejtë mund të mos i përshtatet stilit tuaj, por pse të mos e provoni? Dilni dhe merrni atë që dëshironi!

Bricjapi

Mos lejoni që asgjë t'ju tërheqë apo t’ju shpërqendrojë, përkundrazi, ngrihuni në këmbë! Sot, organizoni një plan sulmi dhe së shpejti do të shihni se nuk është një sfidë kaq e madhe në fund të fundit. Ai problem që ju ka shqetësuar deri më tani nuk do jetë më një problem. Gjithçka do zgjidhet! Plus e gjithë kjo sfidë do rindërtojë energjinë tuaj dhe do ndiheni më në formë sesa kurrë.

Ujori

Nëse jeni përgjegjës për të mbikëqyrur njerëz të tjerë sot, mund të jeni në një sfidë mjaft të madhe. Mbajtja e të gjithëve në linjë nuk do të jetë aq e lehtë. Por është shumë e rëndësishme për ju që t'i mbani gjërat me rregull dhe të disiplinuara ndryshe nuk mundësh t’i mbash nën kontroll këta njerëz. Nëse nuk keni pse të merreni me menaxhimin e të tjerëve sot, atëherë kjo disiplinë është e vlefshme edhe për ju prandaj duhet ta praktikoni për vete.

Peshqit

Nëse ndiheni sikur dëshironi të lehtësoni sot, atëherë keni të drejtë. Edhe yjet dëshirojnë që ju ta bëni atë. Shumica e gjërave që tërheqin vëmendjen në jetën tuaj po qetësohen, kështu që duhet të shfrytëzoni mundësinë për të bërë disa gjëra më të strukturuara lirshëm. Në vend që të lodheni dhe të djersiteni në palestër, dilni në një shëtitje të çuditshme dhe të këndshme. Në vend që të merrni ushqime të shpejta në makinë pa i zgjedhur, ju duhet të shkoni në një treg me fruta dhe perime të freskëta dhe të hani një vakt të shëndetshëm.

ME TE LEXUARAT