Me shpatull jashte ne Kuvend, deputetja e opozites se re thyen kodin e etikes

Showbiz

Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti, ka tërhequr vëmendjen në seancë plenare, me veshjen e saj jashtë kodit të etikës. Ajo u shfaq në foltoren e Kuvendit me një fushatë nën gju, por me shpatullën jashtë, gjë e cila nuk lejohet nga kodi i etikës.

Në nenin 8 të Kodit të Etikës, i miratuar nga Parlamenti, theksohet se për paraqitjen e deputetit në veprimtaritë parlamentare parashikon që të kenë një veshje zyrtare, që nuk tërheq vëmendjen e publikut dhe nuk bëhet objekt për diskutim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Deputeti paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Për qëllim të këtij neni, veshja e deputetit duhet të përmbushë standardet e profesionalizmit dhe të modestisë, pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku”, shkruhet në nenin nr.8.

Kodi i Etikës është miratuar nga Kuvendit, kur PD dhe LSI ishin në seancë plenare, por duket se deputetët e opozitës së re nuk janë të informuar për këto “detaje”. Hoti është deputetja e dytë e opozitës së re që thyen kodin etik, pasi edhe Kujtim Gjuzi është kritikuar shpesh nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për veshjen e tij me xhup e xhinse.

Elda Hoti u bë deputete e LSI, pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, ndërsa në deklaratat e saj pas marrjes së mandatit tha se kjo ishte puna e saj e parë, ndërsa bëri bujë me deklaratën se nuk e dinte kur ishte themeluar partia që i dha mandatin./bw

ME TE LEXUARAT