Luka: djali ‘magnet’ qe kuron semundjet

Bota

Adoleshenti është një nga disa fëmijët në Ballkan për të cilët me kalimin e viteve janë krijuar pretendime për aftësi të mbinatyrshme për ta.

Djali në fjalë i njohur vetëm si Luka thuhet se u bë i njohur në fshatin Zdrelo pasi vendasit filluan të pretendojnë se ai kishte fuqi të mbinatyrshme duke ndihmuar kështu vendasit edhe të shëronin dhimbjet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat lokale thanë se fshatarët tani shkojnë tek adoleshenti për një numër dhimbjesh dhe sëmundjesh dhe besojnë se shërohen pasi Luka vendos duart mbi ta.

Është raportuar se djali i "shëroi" fshatarët thjesht duke vendosur duart e tij në zonën e dëmtuar për tre minuta.

Pretendime të më tejshme sugjerojnë se Luka gjithashtu vepron si një “magnet” dhe në foto ai mund të shihet me pirunë dhe lugë metalike në dukje që ngjiten në trupin e tij.

Sipas raporteve lokale, Luka nuk vuan nga ndonjë sëmundje të veçantë pavarësisht pretendimeve se duart e tij janë gjithmonë të nxehta

ME TE LEXUARAT