Rekord i ri per oren me te shtrenjte ne bote

Teknologji

Ora më e shtrenjtë në botë, një Patek Philippe me vlerë prej rreth 25 milionë euro, është shitur në Zvicër gjatë një ankandi bamirësie.

“Patek Philippe Grandmaster Chime” pritej të shitej 2-3 milionë euro, por arriti që të thyente rekordin prej 14 milionë eurosh që mbahej nga një Rolex Daytona, që ishte në pronësi të Paul Newman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Sabine Kegel, kreu i departamentit të ankandit Christie’s në Gjenevë, kjo orë bën “pothuajse gjithçka, përveç kafes”.

E gjithë shifra e fituar nga ora më e shtrenjtë në botë do të shkojë për bamirësi.

ME TE LEXUARAT