Ky eshte shteti me depresiv ne bote

Bota

Koreja e Veriut nuk është shaka. Eshtë njëri prej vendeve më të këqija në botë. Eshtë i izoluar, është i rrezikshëm është strikt, por mbi të gjitha është depresiv. Nas Daily, i njohur për udhëtimet e tij në vendet e botës dhe që së fundmi ka qenë edhe në Shqipëri, vend i cili i la jashtëzakonisht përshtypje të mirë, tani ka vendosur të udhëtoj për në Kore të Veriut dhe këtu e gjeni përvojën e tij në këtë vend, që ai e quan depresiv.

Kam vizituar Korenë e Veriut duke marrë një tren për 24 orë nga Bejgjini në hyrje të Koresë së Veriut. Në këtë vend nuk mund të hysh individualisht por vetëm si një grup i organizuar. Në momentin që hyni aty, ju hyni në një botë plotësisht të re. Ushtarët do ju kontrollojnë çdo gjë që e keni, duke i përfshirë edhe fotografitë që i keni në telefon. Ata sigurohen që ju nuk keni me vete asnjë libër religjioz, sepse ky i fundit është i ndaluar, asnjë libër politik, asnjë revistë me përmbajtje +18, dhe asnjë informacion sensitiv. Dhe kjo e gjitha ka kuptim, se ky vend është si burg. Brenda shtetit ju shihni varfëri të madhe dhe izolim pa asnjë liri, pa internet, pa rrjete sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kultura e tyre është e bukur me traditë të bukur, sporte të bukura dhe kërcime, dhe janë njerëz krenar, por problemi është se ata nuk kanë rëndësi. E gjithë çka ka rëndësi në Kore të Veriut është ushtria, tanket, iluzioni mashtrues i fuqisë dhe jo fëmijët dhe e ardhmja.“Koha ime në Kore të Veriut ka zgjatur 5 ditë, dhe në rrugën për kthim kam qarë për njerëzit aty, nuk ka asnjë zgjidhje për ata njerëz, vendi i tyre është dhe do të mbetet si një burg dhe dita për të bërë më mirë është shumë larg.

 

ME TE LEXUARAT