Kunjat per Kejvinen? Einxhel shperthen ne Instagram

Showbiz

Një postim i moderatores Einxhel Shkira mbrëmjen e djeshme është interpretuar si një mesazh i saj ndaj Kejvina Kthellës.

Kjo e fundit u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku u mor në pyetje në lidhje me Redian Rrajën, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë” “, shkruante Einxhel dje.

Duke qenë se ajo ka pasur një përplasje fizike me Kejvinën pak javë më parë, mediat e interpretuan si një mesazh për të, por jo!

Sot Einxhel Shkira ka shpërthyer në një postim në Instagram, ku refuzon ta ketë pasur me Kejvinën atë postim.

ME TE LEXUARAT