Pjese e ISIS, prokuroria ngre akuzat te riut

Kosovë&Rajon

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas KPRK-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pandehuri më datën 24.07.2015, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake ka lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në Maqedoni dhe ka kontaktuar përkrahës të organizatës terroriste ISIS dhe më pastaj në kohë të pa vërtetuar të muajit gusht 2015, me pasaportë të falsifikuar në emër të një personi nga Shkupi përmes Greqisë ka udhëtuar në Stamboll, prej nga ka shkuar në Siri.

Me të arritur në Siri, A.M. i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë ku edhe më 26.07.2017 është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast është riatdhesuar në Kosovë.

ME TE LEXUARAT