Kjo eshte makina me e re Volkswagen

Soft

Edhe prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka përgatitur disa modele të modifikuara për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara – SEMA, i cili mbahet në Las Vegas nga 5-8 nëntor. Në mesin e këtyre modeleve, janë SUV-i Atlas dhe Jetta GLI.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I quajtur, Volkswagen Jetta GLI by H&R, vjen me amortizatorët “H&R”, rrotat 20-inç “Rotiform”, paketën për aerodinamikën si dhe eksterier me disa zbukurime, transmeton Koha.net. Po ashtu, Volkswageni për SEMA-n e sivjetme ka përgatitur edhe SUV-in Atlas Basecamp Concept, një koncept i përshtatshëm për aventuristët dhe kamping në natyrë.

Koncepti Atlas Basecamp vjen me disa pjesë shtesë për siguri, amortizatorët “H&R”, rrotat “fifteen52 Traverse MX Concept me goma për të gjitha terrenet (265/70R17), bagazh shtesë mbi çati, dritat LED në çati, si dhe rimorkion “HIVE EX” në të cilin, ndër të tjera, ka një shtrat, mini-kuzhinë dhe frigorifer, ndërsa në çatinë e saj është paraparë hapësira për dy biçikleta.

Gjithashtu, për krijimin e këtij koncepti si bazë ka shërbyer Atlas SEL Premium, që do të thotë se nën kofano ka motorin benzinë 3.6-litër VR6 me kapacitet prej 276 kuajfuqi në kombinim me marsshin automatik dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Motion.

Në këtë panair, Volkswageni do të prezantojë edhe konceptin Atlas Adventure, i cili vjen me eksterier me ngjyrë portokalli, kofanon me ngjyrë të zezë, dritat shtesë në pjesën e përparme, bagazh mbi çati (në të cilin është edhe tenda për fjetje), amortizatorët e modifikuar “H&R”, rrotat “Yokohama Off-Road”, mbrojtësit e zgjeruar, si dhe me dronin “DJI Mavic”.

ME TE LEXUARAT