Pagoi 10 mije euro per dokumenta false por zbulohet, ja si e pesoi shqiptari

Bota

BRITANI E MADHE

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një shqiptar ka pranuar të paguajë 10 mijë euro për dokumente false sllovene, duke e ditur se ata nuk janë origjinale.

Nerim Trezhnjea prodhoi patentë dhe letërnjoftim të shoferit të rremë, me emrin Nerim Isati, kur u ndalua nga policia në një automjet në Polam Road, Darlington. Kur u kap nga policia, Trezhnjea ka pranuar se dokumentet që posedonte ishin false, shkruajnë mediat britanike.

Paul Abrahams, prokuror britanik deklaroi se i dyshuari është i njohur për autoritetet në Francë, ku ai ka një proces të veprave penale duke përfshirë vjedhjen, vjedhjen e rënduar dhe posedimin e një thike.

I pandehuri 24-vjeçar do të mbetet në paraburgim deri në seancën dëgjimore të dënimit, më 29 nëntor.

ME TE LEXUARAT