Publikohen dokumentet e KGB per presidentin rus

Bota

Një profil i KGB për presidenti rus, Vladimir Putin u prezantua në një ekspozitë të dokumenteve të deklasifikuara sovjetike në Arkivin Qendror të Shtetit në Shën Petersburg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Profili me 6 paragrafë, i publikuar një ditë më parë dhe nga kanali rus I lajmeve 78, nxjerr në pah “autoritetin e merituar që Putin gëzon në mes të kolegëve të tjerë”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse TASS, ekspozita në Shën Petersburg i kushtohet personaliteteve të viteve '90 dhe arritjeve të tyre në politikë, ushtri, shkencë, kulturë dhe arte.

“Shoku Putin në mënyrë konstante ka përmirësuar standardet e tij politike dhe ideologjike. Ai është i angazhuar në mënyrë aktive në rrjetin e arsimimit partiak”, shkruhet në profil.

“Ai, gjithashtu, në mënyrë konstante ka përmirësuar dhe aftësitë e tij profesionale", vijohet më tej.

Në ekspozitë gjithashtu janë shfaqur dhe formularët e plotësuara nga presidenti Putin, i cili ishte në atë kohë dhe një anëtar i Bashkimit të të Rinjve të Ligës Komuniste.

Vladimir Putin u bë presidenti i Rusisë në vitin 2000, pasi kishte drejtuar më parë Shërbimin Sekret të Federatës Ruse, paraardhësja e KGB-së sovjetike.

Ai shërbeu në agjencisë ruse të spiunazhit për 16 vjet nga 1974 në 1991, pasi u diplomua në shkollën e KGB në Moskë. Putin arriti deri në gradën ushtarake të lejtnan kolonel, përpara se të dorëhiqej në vitin 1991 për t’i hyrë rrugës së politikës.

ME TE LEXUARAT