4% e qytetareve ne periferi te kryeqytetit ushqehen me liste

Aktualitet

Sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë 4 % e familjeve shqiptare ushqehen me listë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ato deklaruan se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë. Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës, disponojnë fletoren e listës.

Këtu bëhet fjalë për bukën e përditshme. Njerëzit marrin me listë që nga buka, vaji, detergjentë, makarona, oriz, sheqer e deri tek thesi i miellit.

Nevruze Reçi ka një dyqan të vogël në Bathore prej 20 vjetësh.

“Vetëm dje dhashë ushqime me vlerë 70 mijë lekë, me listë. Shuma më e madhe që na kanë borxh është 300 mijë lekë. Burrë e grua punojnë në fabrikë. Vijnë e shlyejnë listën e po atë ditë marrin prapë me listë.

Do të duheshin 2 milionë e 800 mijë lekë që të zerohej fletorja. Njerëzit marrin me listë ushqimet bazë, jo luksin”, ka thënë Nevruzi Reçi, pronare dyqani në Bathore.

“Unë 100 mijë lekë e kam pensionin. Këtu marr bukë, domate, ndonjë kofshë pule. Mish nuk bëhet fjalë”, ka thënë një qytetar.

“Mua nuk po më pranojnë më dyqanet se jam e mbytur me borxhe. Mora bukë e gjizë me listë tani për drekë. Edhe ilaçet i marr me listë”, na thotë një zonjë.

ME TE LEXUARAT