Dy klube interesohen per transferimin e Cristiano Ronaldos

Sport

Forma e treguar me Juventusin tregon edhe njëherë klasin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez ka festuar ditëlindjen e 34 të tij gjatë këtij viti, por kjo nuk e ndal së qëni protagonist në fushën e blertë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kontratës me bardhezinjtë, Ronaldo do të largohet nga Torino pas dy vitesh. Po pastaj? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur “Don Balon”, me të përditshmen portugeze që ka zbuluar dy hipotezat e së ardhmes së Ronaldos.

Pritet që portugezi të marrë një rol drejtues te njëri nga dy ish-skuadrat e tij, Reali i Madridit dhe Manchester United. Në këtë garë, duket se janë anglezët ata që presin të parët finishin, me United që pritet t’i ofrojë rolin e Ambasadorit të Klubit sulmuesit portugez.

ME TE LEXUARAT