Braimllari: Policia të tërhiqet nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re

Politikë

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari i kërkon policisë dhe Prokurorisë të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re që protestojnë prej muajsh kundër prishjes së pronave të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar strukturat e tij kriminale të shtypë banorët për të vënë në zbatim projektin korruptiv. Ai iu bën thirrje qytetarëve të dalin në mbrojtje të këtyre banorëve.

“Policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës së Re po përballen me një presion të paparë shtetëror.

Edi Rama ka urdhëruar strukturat e tij kriminale të shtypë banorët e Unazës së Re për të vënë në zbatim projektin e tij më të madh korruptiv, 20 milionë euro një kilometër.

I bëj thirrje, strukturave të përgjegjshme të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë të distancohen nga kjo skemë e Edi Ramës e cila dëmton drejtpërdrejt të drejtat themelore të njeriut.

LSI është e angazhuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe dhunën e ushtruar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit.

Tani është momenti që çdo qytetar të dalë në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re sepse sot Edi Rama po dhunon ata nesër do dhunojë pronën e gjithë shqiptarëve”, deklaron Braimllari.

ME TE LEXUARAT