Shqiptari "i mafias" gjendet i vdekur në qelinë e burgut, fotot tregojnë se e mbytën

Aktualitet

Mediat greke kane publikuar fotot e shenjave të dhunës në trupin e 34-vjeçarit shqiptar Bandiol Tusha i njohur edhe si Bardhyl Tusha, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Koridhalos në Greqi më 27 Janar 2019.

Vdekja e 34-vjeçarit fillimisht u dyshuar se erdhi nga mbidoza, por pas ekspertizës mjeko-ligjore, u arrit në konkluzionin se Bardhyl Tusha ishte mbytur. Në fotot që ka publikuar CNN-i grek, duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportit te mjekut ligjor, viktimës fillimisht i është zënë goja dhe hunda për të mos marrë frymë, e më pas autori i ka vendosur dorën në fyt duke e mbytur.

Bardhyl Tusha ka qenë pjesë e "Mafies së burgjeve". Shtypi i Athinës raporton se 34-vjeçari u kishte ofruar strehim dy të dyshuarve për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos. Hetuesit dyshojnë se urdhri për vrasjen e Bardhyl Tushës eshte dhene që ai të mos fliste.

Para se të vritej, në një dëshmi që kishte dhënë për hetuesit, Tusha kishte thënë: "Isha i frikësuar sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja, u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha".

Sipas policise greke, çështja e Bardhyl Tushës konsiderohet vrasje dhe jo vdekje e shkaktuar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Hetimet për këtë çështje janë në vijim, megjithatë ende nuk është zbuluar personi që ka kryer krimin.

ME TE LEXUARAT