Sherri për parkimin Korçë, autori i dënuar më parë për ngjarjen e rëndë

Aktualitet

Autori i vrasjes në Korçë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje

Vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen 10 në Korçë, është zbardhur nga policia përsa i përket identifikimit të viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Viktima është shtetasi Altin Balliu, 30 vjeç nga fshati Slabinje i Pogradecit.

Policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili është banues në lagjen nr.10 të qytetit aty ku ndodhi dhe krimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për Olger Mustafa, i cili ka precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2010 ai ka qëlluar me 12 plumba me kallashnikov ndaj shtetasit Majkëll Hysolli dhe për këtë krim ai u dënua për plagosje të rëndë me dashje.

Ndërkohë janë zbuluar edhe detaje nga ngjarja. Viktima ishte duke brenda në lokal duke pirë me një grup miqsh ndërsa kishte zënë rrugën me makinë.

Autori i vrasjes kërkonte të kalonte por rruga ishte e zënë çka solli dhe një sherr mes tyre.

Pas sherrit autori largohet dhe rikthehet disa minuta më pas I armatosur.

Ai qëlloi në drejtim të tyre, por plumbat kapën në kokë 30-vjeçarin Altin Balliun duke e lënë të vdekur.

ME TE LEXUARAT