Skandal me tenderat e sigurimeve në kompanitë publike

Aktualitet

Tenderat që bëhen nga kompani të ndryshme me qëllim përmirësimin e kushteve apo standardeve të punës janë bërë monopol.

Këtë herë kompanitë e sigurimeve kanë gjetur një formë tjetër. Ato nuk zhvillojnë garë, nuk përplasen me oferta, por hyjnën në tendera si bashkim operatorësh dhe me një ofertë të vetme, çka tregon se ka një situatë monopol që vjen nga një marrëvëshje e këtyre kompanive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

CNA ka zbuluar se në kompanitë e mëdha shtetërore si “Albpetrol SH.A, Patos” dhe “KESH SH.A” kanë zhvilluar tenderat por nuk ka garë, operatorët duket hapur në dokumentat e publikuar nga APP se ata bashkohen që në fund të ndajnë hisen. Në këtë mënyrë asnjë kompani nuk del e humbur, por të gjitha të fituara. Ato që humbasin janë SH.A-të shtetërore të cilat shpallin fituaset me 99.9999 %, kompanite e sigurimeve falin disa qindarka.

Më poshtë po sjellim dy rastet e fundit në “Albpetrol SH.A” dhe “KESH SH.A”.

Albpetrol SH.A ka zhvilluar tenderin për sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve nga aksidentet në punë, fondi limit, i të cilit kap vlerën e 17 984 000 lekë, pa TVSH.

Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia e Prokurorimit Publik shihet se kontrata ka një kohëzgjatje prej 12 muaj nga dita e lidhjes së kontratës, por në të nuk ka garë dhe për pasojë asnjë të skualifikuar.

Ofertuesit që kanë marrë pjesë në këtë tender “Insig”, “Sigal”, “Sicred” dhe “Sigma”, janë bashkuar dhe më pas kanë hyrë të vetme garë.

Bashkimi i kompanive dhe hyrja në garë si një e vetme ka bërë që vlera fillestare e tenderit, pra nga 17 984 000 lekë, pa TVSH, të shkojë në 17 978 380 lekë, pa TVSH duke u ulur me vetëm 5 620 lekë. Pra në gati 180 milionë lekë të vjetra janë “kursyer” vetëm 56 mijë lekë, tenderi është fituar me 99.9999999% të vlerës, pra gati 100% cka tregon në tender formal dhe të paravendosur.

Po e njëjta histori përsëritet edhe me kompaninë “KESH SH.A”.

Kjo kompani ka bërë një tender për sigurimin e aseteve të TEC Vlora SH.A, fondi limit i së cilës shkon në 30 000 000 milion lekë të reja.

Sikurse tek Albpetrol edhe te KESH kompanitë ofertuese janë bashkuar para se të hyjnë në garë dhe si konkluzion projekti do të ndahej mes kompanive “JV Eurosig SH.A”, “Sigal Uniqua Group Austria sh.a” dhe “SIGMA INTERALBANIA sh.a”.

Pas bashkimit të ofertuesve vlera reale, pra nga 30 000 000 milion lekë është ulur në 29 980 000, pra me vetëm 20 000 lëke diferencë.

Edhe në këtë tender, në rast se mund të quhet i tillë fituesit janë me 99.99999% të vlerës në 300 milonë lekë të vjetra janë kursyer vetëm 200 mijë lekë, pra një pension.

CAN.al do sjellë të tjera detaje në vijim në lidhje me këto veprime të cilat duket të jenë abuzime dhe skenarë të parapërgatitur që kanë shkaktuar dëme ekonomike me qindar miliona lekë në kompanitë publike.

https://www.cna.al/wp-content/uploads/2018/12/albpetrol.png

https://www.cna.al/wp-content/uploads/2018/12/albpetrol-1.png

https://www.cna.al/wp-content/uploads/2018/12/kesh.png

https://www.cna.al/wp-content/uploads/2018/12/kesh-1.png

ME TE LEXUARAT