Thaçi e Vuçic takohen javën e ardhshme në Bruksel

Kosovë&Rajon

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini ka njoftuar se javën e ardhshme do t’i takojnë në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, thuhet se takimi do të mbahet më 23 mars në kuadër të dialogut të lehtësuar, ku do të vlerësojnë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

ME TE LEXUARAT