Shpetim Idrizi braktis Ramën, bashkohet me Bashën, zbardhen gjashtë pikat e marrëveshjes

Politikë

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet me Shpëtim Idrizit ka firmosur sot marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike duke iu bashkuar frontit opozitar. Idrizi dhe Basha kanë firmosur një pakt me 6 pika. Me afrimin e PDIU-së në Frontin e Përbashkët Opozitar, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë e tjera parlamentare LSI, PR, PBDNJ, PDK, PAA, Lulzim Basha ia ka dalë të realizojë bashkimin më të madh politik sot në Shqipëri.

6 PIKAT E MEMORANDUMIT PD-PDIU

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rikthimin e normalitetit politik e institucional në vend, duke krijuar kushtet për ndarjen e politikës nga krimi, që po rrënon çdo standart demokracie në vend. Krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme, ku qeveria të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve dhe jo nga skemat mafioze dhe lidhja me krimin, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve.

PD dhe PDIU angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore me qëllim rikthimin urgjent të normalitetit në vend dhe ndarjen e sistemit politik nga fenomeni i blerjes së votës dhe manipulimit të saj. PD dhe PDIU angazhohen për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë ne te gjitha dimensionet e saj.

PD dhe PDIU angazhohen për fuqizimin e ekonomisë, duke suguruar lirinë e sipërmarrjes, konkurencës dhe mundësive për të gjithë. PD dhe PDIU angazhohen për një mirëqeverisje sa më pranë qytetarëvë, të përkushtuar për zgjidhjen e problemit të papunësosë, për rritjen ekonomike, luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

ME TE LEXUARAT