Lezhjani i zhgënjyer gris teserën e PD, ja çfarë thotë për Bashën dhe Ramën
Një demokrat nga Lezha ka grisur teserën e Partisë Demorkatike duke deklaruar se do të votojë për Edi Ramën. Videoja është publikuar nga kryeministri në FB, i cili shkruan: Ja sa thjeshtë një demokrat denbabaden lezhian tregon pse do votojë Nr.2 në 25 qershor.
Preng Gjaci: Pata një shpresë të madhe të PD, por u zhgënjeva sepse nuk bëri asnjë reformë. vetëm premtime boshe. bëri një Rrugë të Kombit, e cila më vonë nëse nuk futet një firmë do të quhet turpi i Kombit sepse është prishur. Më e keqja që më zhgënjeu ishte hapja e çadrës. Basha duhet të priste popullin që të jepet votën në zgjedhjet e qershorit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai hapi cadrën nga mëria sepse Rama ka bërë reforma. Rama do të bëjë prap reforma se populli do tia besojë atij dhe jo Lulzim Bashës. Universitetet false u hoqën. Rama për mua është një burrë shteti që i tha serbit në zyrë që Kosova është shtet, i tha dhe grekut që mendo për çamërinë. Vetëm nga reformat që bëri Rama hapi cadrën Basha e Berisha. Unë nuk jam më anëtar i PD. Kjo është tesera ime dhe tesera merr fund në këtë moment, bashkë me teserën e djalit tim që nuk do të jetë më anëtar i PD. Për 8 vjet Sali Berisha për të përndjekurit politik ndau 2 këste të burgut. Rama për 4 vjet ndau 6 këste. Faleminderit Rama dhe për mua ke bërë reforma të papara.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154829953651523/