Mielli i Vorës, Meta replikon me Patozin

Politikë

metaKryetari i Kuvendit Ilir Meta reagoi ndaj deklarimeve të deputetit demokrat Astrit Patozi. “Meqenëse këtu paska rënë sëmundja e rrezikshme ku dikush përpiqet të paraqesë veten si viktimë  se Kryetari i Parlamentit paska kaq frikë nga fjala e tij, sa paska futur një reklamë në një media, që nuk i përmendet media, që të mos dëgjohet, unë e ftoj sa herë të dojë të flasë, t’i jap kohë sa doktori, madje dhe më shumë se doktori nëse atij nuk i mbetet hatri”, u shpreh Meta.

Së dyti ai spot nuk ndalon, vijoi ai, dhe ai spot nuk është thjesht që qytetarët shqiptarë të mos shesin votën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai spot është që qytetarët shqiptarë të denoncojnë përveçse kësaj, cilindo që kërkon të blejë votën e tyre, që u bën presion, dhe që kërkon të deformojë vullnetin e tyre. Juve ju dhemb shumë ai spot, sepse ju për zgjedhjet më të mira mbani ato të vitit ’96 dhe së dyti si modelin më të mirë të standardit të zgjedhjeve, keni standardet e Fiqos në Vorë. Pas atij spoti që keni ngritur shumë shqetësime ju për zgjedhjet, kanë filluar denoncimet dhe media po paraqet se si në mënyrë mafioze janë shtuar në listat e Bashkisë Vorë që drejtohet po nga Fiqo, mbi 600 persona në mënyrë mafioze. Do të ketë edhe gjëra të tjera se si ka ndodhur ky proces. Dhe meqenëse keni ngritur shqetësimet për Durrësin apo për Kavajën, ky numër në raport me numrin e zgjedhësve është shumë herë më i madh. Nuk po hyj këtu tek problemi i miellit që shpërndahet dhe që kapet etj, etj. Këto janë histori të tjera dhe le të merret media se nuk do të merrem unë me këto çështje”, insistoi Meta.

Ndërsa për ato pretendimet për kontrolle të qëllimshme, tha ai, shpresojmë që t’i ketë thënë Fiqo që i ka parë dokumentet nga Ministri i Bujqësisë dhe në prani të Kryeministrit, që kanë qenë informacione të një shërbimi të pavarur.

“Ju jeni mësuar të gënjeni edhe të shpifni. Ky është profesioni juaj. Për ju personalisht mendoja se kishit një shkallë integriteti. Fakti që ju nuk keni të rinj që të mbajnë flamurët tuaj, ky është problemi juaj. Ashtu sikurse nuk mbaj përgjegjësi unë që ju gjithë javën bëni plazh dhe vini vetëm të enjten këtu dhe flisni për manipulime dhe fajin kërkoni që t’ia faturoni të tjerëve se përse njerëzit ju kanë braktisur juve.

Unë, edhe njëherë tjetër përfitoj nga rasti, siç e kam bërë edhe më përpara, t’i kërkoj misionit të OSBE/ODIHR-it , gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë që të sjellin sa më shumë vëzhgues në të gjitha zonat, sidomos ku ju keni më shumë pretendime, kudo. I kërkoj medias që të monitorojë me transparencë maksimale situatën tani para zgjedhjeve, gjithçka, dhe do të jemi këtu për të denoncuar cilindo që synon të cenojë standardin e zgjedhjeve. Pastaj këto çështjet e moralit, këto janë çështje që zgjidhen me vote”, insistoi Meta.

 

ME TE LEXUARAT