One Albania mbështet ekspozitën në nderim të Karl Gegës, gjeniut shqiptar që revolucionoi inxhinierinë hekurudhore

Trending

One Albania mbështet ekspozitën në nderim të Karl

Një ekspozitë kushtuar inxhinierit largpamës shqiptar që revolucionoi inxhinierinë infrastrukturore me orgjinë shqiptare, Karl Gegës, i njohur për ndërtimin e hekurudhës së parë malore në botë, Semmeringut në Austri; një vepër e shpallur më vonë pasuri botërore nga UNESCO; është çelur pranë Pallatit të Kongreseve. Përmes dokumenteve origjinale, planeve inxhinierike, ilustrimeve të rralla dhe materialeve arkivore, ekspozita sjell në vëmendjen e publikut shqiptar figurën e Gegës si një nga personalitetet më të rëndësishëm të inxhinierisë moderne evropiane, një shqiptar që i dha kontinentit një nga veprat më madhore të shekullit XIX.

Ekspozita udhëtuese, e mbështetur nga One Albania si sponsor kryesor, hapi dyert për publikun në 13 qershor, e paraprirë nga një konferencë shkencore që bëri bashkë studiues, historianë dhe ekspertë të inxhinierisë nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Një nga elementët më tërheqës të ekspozitës është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një hapësirë të veçantë me projektim tridimensional; e improvizuar për të sjellë ndjesinë e udhëtimit në vagonët e Semeringut. Një katalog dygjuhësh, në shqip dhe italisht, ofron një pasqyrë më të thellë të jetës dhe punës së Gegës. Po ashtu, një dokumentar i shkurtër është në prodhim, duke vazhduar udhëtimin e këtij gjeniu përtej mureve të ekspozitës.

Ndërsa One Albania vazhdon të investojë në të ardhmen e vendit përmes rrjetit cilësor dhe fuqizimit digjital, po aq e rëndësishme është të nderohen rrënjët e historisë dhe arkitekturës shqiptare. Për këtë arsye lideri i telekomunikacionit përkrah këtë homazh për punën dhe identitetin e Gegës, së bashku me një rrjet bashkëpunëtorësh, studiuesish dhe institucionesh ndërkombëtare.

One Albania mbështet ekspozitën në nderim të Karl

Ashtu si Karl Gega dikur ndërtonte ura mbi male, One Albania ngre linja komunikimi, që lidhin trashëgiminë e pasur të Shqipërisë me inovacionin dhe teknologjinë. Grupi hungarez 4iG, investitori i One Albania, është i vendosur për të investuar në Shqipëri, për të ndërtuar një Semmering digjital për shekullin e 21-të, ku fibrat optike zëvendësojnë shinat e hekurta.

One Albania mbështet ekspozitën në nderim të Karl

 

 

ME TE LEXUARAT