WhatsApp bën ndryshimin e shumëpritur

Teknologji

WhatsApp bën ndryshimin e shumëpritur

Platforma më e njohur e bisedave, WhatsApp, ka nxjerrë përditësimin e versionit më të fundit, duke modifikuar paksa një nga veçoritë ekzistuese për një përvojë më të mirë të përdoruesit.

Ndryshimet janë në telefonatat në grupe, raportoi WABetainfo.

Deri më sot një telefonatë në grup mund të fillonte me deri në shtatë pjesëmarrës, por numri mund të rritet në 32 pasi të ketë filluar telefonata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, pas përditësimit të fundit, përdoruesit e iPhone mund të fillojnë një telefonatë në grup me deri në 15 pjesëmarrës. E tëra çfarë ata duhet të bëjnë është të bëjnë përditësimin më të fundit të veçorive nga aplikacioni TestFlight.

Ky “screenshot” tregon se si disa testues beta mund të zgjedhin lehtësisht deri në 15 persona kur krijojnë një telefonatë në grup.

“Vlen të përmendet se megjithëse është e mundur të zgjidhen deri në 15 persona për thirrjen fillestare, thirrjet në grup mund të kenë ende deri në 32 pjesëmarrës në total,” tha WABetainfo.

Funksioni është vënë në dispozicion për disa testues beta dhe do të shpërndahet për më shumë njerëz gjatë ditëve në vijim.

ME TE LEXUARAT