Video “selfie” ose kartë identiteti, Instagram fut në fuqi vërtetimin e moshës

Teknologji

Video “selfie” ose kartë identiteti, Instagram fut në fuqi

Përdoruesve e Instagramit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë do t’iu shfaqen mjetet e reja të vërtetimit të moshës në platformë, të cilat bëjnë pjesë në planin e masave për mbrojtjen e të miturve.

Prej 7 Nëntorit, çdokush që përpiqet të ndryshojë ditëlindjen duke e kaluar kufirin nga nën në mbi 18 vjeç,  do iu duhet të verifikojnë moshën nëpërmjet kartës së identitetit ose një videoje “selfie”. Teknologjia e pavarur e verifikimit të moshës do të japë përgjigjen përfundimtare.

Instagram është shprehur se kjo do të përshtasë përvojën në aplikacion të përdoruesit me moshën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Yoti, teknologjia me të cilën po bashkëpunon platforma sociale thekson se nuk është një shërbim i identifikimit të fytyrës, ndaj nuk mund të identifikojë përdoruesin, por vetëm moshën e tij.

Kompanitë kanë theksuar se nuk ndahen detaje të llogarisë së përdoruesit dhe imazhi fshihet menjëherë nga kompania sapo përfundon vlerësimi i tij.

Zhvillimet e fundit tregojnë se Instagram po përgatit një funksion të ri të frymëzuar nga Myspace. Së shpejti, përdoruesit ka të ngjarë të jenë në gjendje të futin muzikën e tyre të preferuar në profilin e tyre.

Sipas krijuesit të teknologjisë Alessandro Paluzzi: “Aplikacioni po bën një përpjekje për të integruar funksionin, i cili do të jetë i dukshëm në detajet e profilit të tyre. Pikërisht aty, në bio-në #Instagram do të shfaqet kënga që keni zgjedhur. Muzika aktualisht nuk është e disponueshme, por pritet të jetë përpara publikimit zyrtar”.

Në këtë mënyrë, kënga juaj e preferuar do të shfaqet në fund të informacionit të shfaqur në profilin tuaj në Instagram, pikërisht poshtë lidhjeve bio. Për të shtuar këngën që dëshironi, thjesht shkoni te “Redakto profilin”, ku do të shfaqet opsioni “muzikë”. Atje do të mund të kërkoni për këngën tuaj të preferuar, duke i dhënë opsionalisht një titull.

ME TE LEXUARAT