Tym e pluhur, rrëzohet dy minuta pas nisjes anija kozmike 50 metra e gjatë (VIDEO)

Teknologji

Tym e pluhur, rrëzohet dy minuta pas nisjes anija kozmike 50 metra e


Ka dështuar testi më i fundit i anijes kozmike Starship, i prodhuar nga kompania amerikane SpaceX.

Anija e tipit SN11 u lëshua 10 km në ajër në strukturën e testimit SpaceX në Boca Chica, Texas gjatë ditës së sotme. I gjithë ambienti u mbush me tym ndërsa anija kozmike bëri zhurmë të madhe. Por vetëm dy minuta pas nisjes, njëri nga motorët u dogj, duke funksionuar vetëm dy të tjerët.

Por rreth një minutë e gjysmë më vonë, u fik edhe një motor tjetër dhe anija mbeti në ajër vetëm me një prej motorëve raptor.

Për të mos mjaftuar të gjitha këto, pasi u ngjit disa metra nga toka, anija bëri një rrotullim 90 gradë dhe u rrëzua në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të madh.
Momenti i shpërthimit nuk është fiksuar nga kamerat, por përmes fotove të publikuara nga mediat, duket qartë tymi i shkaktuar.

ME TE LEXUARAT