Shqipëria po e myll, TikTok po përballet probleme ligjore në mbarë botën
Rrjeti social TikTok po përballet me një ndalim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara, por prej disa vitesh ka zhvilluar gjyqe të tjera në të paktën 20 vende.
Rusia e gjobiti TikTok për shkak te mos heqjen e përmbajtjeve të ndaluara. Ne Rumani pati shqetesime se aplikacioni ishte perdorur per te ndikuar nga pale te huaja ne zgjedhjet presidenciale.
Shqipëria ka deklaruar dhe pritet te miratoje ndalimin e TikTok-ut për një vit pas vrasjes me thikë të një adoleshenti nga një tjetër, pas dyshimeve se ngjarja nisi pikerisht pas të dy u grindën në internet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ose TikTok mbron fëmijët e Shqipërisë, ose Shqipëria do të mbrojë fëmijët e saj nga TikTok”, tha kryeministri Edi Rama në X.
Kjo ishte e gjitha vetëm në muajin e fundit.
Këtë javë në Shtetet e Bashkuara, ku rreth 150 milionë njerëz përdorin aplikacionin, TikTok dhe kompania kineze, ByteDance qe ka pronesine, po i kërkojnë Gjykatës së Lartë të rrëzojë një ligj që do të detyronte aplikacionin të shitet ose të ndalohet.
TikTok është përballur me prbleme ligjore dhe politike në mbarë botën vitet e fundit, duke pesuar ndalime të plota ose të pjesshme në të paktën 20 vende, pasi qeveritë janë alarmuar nga lidhjet e tij me Kinën dhe ndikimi i tij i gjerë, veçanërisht midis të rinjve.
Pavarësisht këtyre, TikTok mbetet tepër i përdorur në mbarë botën. Më shumë se një miliard njerëz përdorin aplikacionin çdo muaj.
Risia e TikTok vjen nga algoritmi i tij, i cili rekomandon një rrjedhë të vazhdueshme të përmbajtjes, kryesisht video të shkurtra, të kalibruara për t'i mbajtur njerëzit në lëvizje.
ByteDance filloi ta ofroje produktin e saj teknologjik në vitin 2016 me aplikacionin simotër të TikTok, Douyin, i cili është bërë një nga aplikacionet më të njohura të Kinës dhe drejton shumicën e të ardhurave të kompanisë. ByteDance kuptoi se aplikacioni mund të kishte pelqyeshmeri jashtë shtetit dhe lancoi TikTok-un në 2017.
Por ndërsa algoritmi i TikTok tërhoqi vëmendjen në mbarë botën, ai alarmoi ligjvënësit, të cilët thonë se rrjeti social është kthyer shpejt nga një fushë e videove terheqese dhe argetuese në një forcë potencialisht shkatërruese sociale, politike dhe ekonomike.
Zyrtarët nga Montana në Zelandën e Re kanë paralajmëruar se TikTok mund të përdoret për të nxitur dhunën, për të përhapur informacione të rreme dhe për të përkeqësuar shëndetin mendor.
Ligjvënësit shqetësohen gjithashtu se TikTok mund të ndajë të dhënat e përdoruesit si vendndodhjen dhe historinë e shfletimit me qeverinë kineze. Të rinjtë duhet të mbrohen nga “grackat e frikshme të algoritmit”, tha Edi Rama, kryeminister i Shqipërisë./NewYorkTimes