SHBA përgatit ‘qentë robotë inteligjentë’ për eksplorim të planetit Mars (video)

Teknologji

SHBA përgatit ‘qentë robotë inteligjentë’

Inxhinierët në SHBA kanë publikuar së fundmi pamjet e trajnimit të robotëve “qen” për misione jashtë planetit. Mjeti i tyre kryesor i quajtur “Spot” po integrohet me inteligjencë artificiale për misione të mundshme në mars, dhe më saktësisht në eksplorimin e shpellave.

Laboratorët e NASA thotë se kanë integruar inteligjencë artificiale në antominë e Spot duke e bërë atë të aftë të punojë pa udhëzim njerëzor dhe pa akses në sistemet lokalizuese GPS.

Në prezantimin e tyre studiuesit NASA/JPL-Caltech prezantuan “Mars Dogs” (Qentë e Marsit) që mund të manovrojnë në mënyra ta reja përkrah sondave hapësinore si Spirit, Opportunity, e Curiosity. Aftësitë dhe rezistenca e re e robotëve u lejon atyre të shmangin pengesa dhe të zgjedhin mes disa kalimeve, duke krijuar harta virtuale në “mendjen” e tyre që transmetohen më pas te operatorët e bazës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sondat tradicionale të kërkimit në Mars kufizohen kryesisht për siperfaqet e rrafshëta, në një kohë kur rajonet më interesante të Marsit janë ato te nendheshme që arrihen me zbritje të terreneve të ashpra.

ME TE LEXUARAT