Rrjetet sociale në “black out” për disa minuta, vjen ndjesa nga Facebook: Problemi u zgjidh

Teknologji

Rrjetet sociale në “black out” për disa minuta, vjen

Për disa minuta, rrjetet sociale më të përdorura në botën pësuan një blackout. WhatsApp, Messenger, Facebook dhe Instagram shfaqën probleme në të gjithë botën.

Sipas përdoruesve, ka qenë e pamundur të dërgoje mesazhe në WhatsApp apo të logoheshe në Facebook apo Instagram.

WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha pjesë e kompanisë Facebook në pronësi të Mark Zuckerberg, ndaj dhe nuk ka munguar një ndjesë publike përmes zëdhënësit të kompanisë. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndjesa e Facebook – “Sot, një problem teknik bëri që përdoruesit të kenë probleme me hyrjen në disa shërbime të Facebook. Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe ju kërkojmë falje për çdo shqetësim”.

18:57 – Për disa minuta ranë disa prej aplikacioneve më të përdorur në botë.

WhatsApp, Instagram dhe Messenger kanë rënë pasditen e sotme në një pjesë të mirë të Europës.

Probleme u raportuan edhe në Itali e në Shqipëri.

Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, si duket e kishin të pamundur që të merrnin apo të dërgonin mesazhe.

Instagram tregoi një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu pati probleme për përdoruesit që u përpoqen të logoheshin apo identifikoheshin.

ME TE LEXUARAT