Rritet vlera e Bitcoinit, kap shifrën e 2 trilionë dollarëve në pak kohë

Teknologji

Rritet vlera e Bitcoinit, kap shifrën e 2 trilionë dollarëve

Pas gati tre muajve rënie të vlerës së kriptovalutave, sërish ka filluar të rritet çmimi i tyre.

Sipas CoinMarketCap, aktualisht kriptovaluta më e popullarizuar Bitcoin po tregtohet me mbi 47 mijë dollarë.

Për sa i përket vlerës së kapitalit të tregut, sërish vlera ka arritur në 2 trilionë dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga pretendimet e fundit, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shumë mundësi që kompania që ai drejton do të nisë ta pranojë Bitcoinin për blerjet e makinave.

Në muajin maj, Tesla pezulloi blerjet e këtyre makinave me kriptovalutën, prej shqetësimeve të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në gjenerimin e Bitcoinit.

 

ME TE LEXUARAT