Portugalia padit “Apple” se ngadalëson qëllimisht iPhonët

Teknologji

Portugalia padit “Apple” se ngadalëson qëllimisht

Marka e Apple është paditur së fundmi nga Portugalia,  për shkak të vendimit të marrë në vitin 2017 për të kufizuar punën e iPhone. Mësohet se entiteti për mbrojtjen e konsumatorit Deco Proteste, kërkon nga Apple  kompensim për 115,000 përdorues portugezë të iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus të cilët u prekën nga praktika e prodhuesit.

Synimi  kryesor i Apple, shkruhet në mediat e huaja është parandalimi i dëmtimit të pajisjeve me një kohë të gjatë përdorimi nga konsumimi natyror i baterisë. Sipas Apple, shpejtësia mund të rikthehet duke zëvendësuar përbërësin me një të ri. Për Deco Proteste, megjithatë, qëllimi i kompanisë është të inkurajojë blerjen e parakohshme të pajisjeve të reja dhe të promovojë vjetërsimin e programuar, një praktikë e ndaluar nga legjislacioni evropian.

Deco Proteste është shprehur se Apple manipuloi qëllimisht, duke mos dhënë detaje në lidhje me performancën e produkteve. “Në rastin më të mirë, Apple i detyroi klientët të zëvendësonin baterinë. Në rastin më të keq, i nxiti ata të blinin një telefon inteligjent të ri. Një rast flagrant i vjetërsimit të planifikuar”, ka thënë ai. Gjithashtu, thuhet se përveç dëmtimit të konsumatorëve, praktika e prodhuesit ka edhe pasoja negative mjedisore, pasi çon në asgjësimin e parakohshëm të pajisjeve elektronike

ME TE LEXUARAT