ONE Telecommunications jep Internet falas për disa familje në Shkodër

Teknologji

ONE Telecommunications jep Internet falas për disa familje në

Viti shkollor vazhdon të jetë plot sfida për shumë familje, sidomos ata në zonat rurale, të cilët shpesh hasen me probleme të ndryshme për të përballuar shpenzimet për internet.

Një nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale të ONE është që ta bëjë teknologjinë
të arritshme për ato grupe të shoqërisë që nuk mund ta aksesojnë për shkak të
kushteve social – ekonomike.

Rrjeti ONE vjen i shpejtë, i sigurt dhe kudo për qytetarët me qëllim që të japë kontributin e saj në shoqëri. Partnerët e ONE Telecommunications ndajnë të njëjtat vlera dhe filozofi me ta, duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme në aktivitetet e tyre të
përditshme dhe duke kontribuar në komunitetet lokale ku ata operojnë.

Disa familje në Shkodër të cilët banojnë në zonat rurale përfituan HomeNet falas për një
vit, nëpërmjet nismës së sapofilluar me partnerin Megacom. Kështu, lidhja me
informacionin apo aksesimi i mësimeve online u bë realitet edhe për ato familje në
pamundësi ekonomike.

ME TE LEXUARAT