One Albania, partner zyrtar i “Albania All Senses”, mbështet prezantimin e Shqipërisë përmes këtij aplikacioni

Teknologji

One Albania, partner zyrtar i “Albania All Senses”, mbështet

KATALOGU DIGJITAL TURISTIK-SHQIPËRIA E TË GJITHA SHIJEVE DHE EKSPERIENCAVE NË LUPËN E TEA 2

Kalendari kombëtar digjital për eventet e turizmit kulturor dhe sportiv “Tourism Events of Albania” ka promovuar disa karakteristika të reja. Aplikacioni i përditësuar TEA, që përgjatë vitit të shkuar pati me mijëra përdorues duke u kthyer në udhërrëfyesin besnik për turistët, prezantoi disa elemente të shtuara në platfomë.

Si partnerë zyrtarë të iniciativës së Ministrisë së Turizmit “Albania All Senses”, One Albania ka mbështetur lancimin e TEA 2.0. Ky partneritet nënvizon përkushtimin e One Albania për të përmirësuar standardet dhe përvojat turistike, duke shfrytëzuar inovacionin teknologjik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Platforma e mirëorganizuar e aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive i shërben vizitorëve të planifikojnë pushime të paharrueshme në Shqipëri, duke qëndruar përherë të informuar për çka ndodh në vend në këto fusha. Aplikacioni kujdeset për një gamë të gjerë interesash në muzikë, art, histori, aventurë ose gastronomi me anë të një koleksioni të larmishëm që përfshin: festivale, ekspozita, ngjarje sportive, evente kulturore dhe më shumë.

Në ceremoninë e mbajtur këtë të mërkurë, TEA 2 prezantoi një sërë lehtësirash në përdorimin e aplikacionit duke u mundësuar përdoruesve të eksplorojnë  ngjarjet kryesore sipas qytetit ose kategorisë për të cilën interesohen. Aplikacioni ofron detaje të plota për çdo aktivitet, duke përfshirë datat, oraret, vendet, përshkrimet dhe informacionet e kontaktit.

Partneriteti strategjik me iniciativën “Albania All Senses” si dhe mbështetja gjatë lancimit të aplikacionit TEA 2 tregon angazhimin e One Albania për të promovuar Shqipërinë turistike, të kulturës, agroturizmit dhe kulinarisë, të festivaleve folklorike dhe ato të muzikës moderne si dhe festave lokale.

ME TE LEXUARAT