Netflix ‘lë në baltë' klientët

Teknologji

Netflix ‘lë në baltë' klientët

Klientët e Netflix në Mbretërinë e Bashkuar janë ankuar pasi nuk kanë arritur të lidhen me faqen në internet dhe transmetimet e filmave, serialeve dhe shfaqjeve të ndryshme të tyre janë të padisponueshme.

Një muaj më parë, Netflix njoftoi se  kostoja e një pakoje standarde do të rritet nga 8,99 funte (10,40 euro) në 9,99 funte (11,50 euro) në muaj. Një llogari premium tani do të kushtojë 11,99 funte (13,80 euro) deri në 13,99 funte (16,80 euro), por plani i saj bazë mbetet në 5,99 funte (6,90 euro).

Daily mail shkruan se klientët shkuan në rrjetet sociale për të folur në lidhje me këtë çështje, me disa që deklaruan se po shohin kodin e gabimit NSES-500. “Nëse ju shfaqet ky kod, kjo zakonisht do të thotë që informacioni i ruajtur në shfletuesin tuaj duhet të rifreskohet. Ndiqni hapat më poshtë për të rregulluar problemin”, thotë Netflix në faqen e saj të internetit.

Këshillon njerëzit që të rifreskojnë faqen dhe të provojnë përsëri Netflixin. Sidoqoftë, përdoruesit thonë se kjo nuk po funksionon dhe ata janë akoma të paaftë për të hyrë në bibliotekën e gjerë të gjigantit të transmetimit të filmave. Shkaku i ndërprerjes mbetet i panjohur dhe DailyMail i është drejtuar Netflixit për një koment, por nuk ka marrë përgjigje.

ME TE LEXUARAT