Elon Musk godet Facebook për ndërprerjen: Serverat e X janë ok, punonjësit e META pyesin: A jemi shkarkuar?
Nderperja globale e sherbimeve te Facebook dhe Instagram ka sjelle dy situata humoristike ne rrjet.
Megjithëse ndërprerja për WhatsApp dhe Threads ishte me pak se nje ore, sistemi shenoi 200 raporte incidentesh në platformen e Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet duke mbledhur raportet e statusit nga disa burime, përfshirë përdoruesit.
Disa punonjës të vete kompanise Meta thanë në aplikacionin anonim të mesazheve Blind se nuk ishin në gjendje të hynin në sistemet e tyre të brendshme të punës, gjë që i beri të pyesnin nëse ishin pushuar nga puna, sipas postimeve të verifikuara nga Reuters.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërprerja ishte ndër temat kryesore të diskutimeve në X, dikur Twitter, me pronarin e platformës, Elon Musk.
Ai goditi Meta-n me një postim që thoshte: "Nëse po e lexoni këtë postim, është sepse serverët tanë po punojnë".
Nderkohe edhe vetë X është përballur me disa ndërprerje në shërbimin e tij pas blerjes prej 44 miliardë dollarësh nga Musk të platformës së mediave sociale.
Në tetor 2022, rrjeti pesoi një ndërprerje, gjithashtu edhe në dhjetor duke shkaktuar probleme për më shumë se 77,000 përdorues në vende nga SHBA në Francë./lajmifundit.al