Musk bën njoftimin e rëndësishëm: Tesla nuk mund të blehet me Bitcoin

Teknologji

Musk bën njoftimin e rëndësishëm: Tesla nuk mund të

CEO i Tesla, Elon Musk ka njoftuar ditën e sotme se ka pezulluar blerjet e automjeteve duke përdorur Bitcoin për shkak të shqetësimeve të ndryshimit të klimës. Kujtojmë një muaj më parë se Tesla ha se do të pranonte kriptomonedhën u prit me një protestë nga disa ambientalistë dhe investitorë. Prodhuesi i makinave elektrike në shkurt njoftoi se kishte blerë 1.5 miliard dollarë të monedhës dixhitale më të madhe në botë.

Musk tha se nuk do të shesë asnjë nga Bitcoin-et e tij dhe synon ti përdorë për transaksione, në mënyrë që procesimi të kalojë në përdorimin e energjisë më të qëndrueshme. Analistët e tregut e shohin lëvizjen si një përpjekje të Tesla për të zbutur shqetësimet e investitorëve të cilët janë përqendruar në ndryshimin e klimës dhe qëndrueshmërinë.

ME TE LEXUARAT