Microsoft: Defekti kibernetik preku 8.5 milionë pajisje Windows

Teknologji

Microsoft: Defekti kibernetik preku 8.5 milionë pajisje Windows

Gjiganti Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën janë përballur me probleme kibernetike në ditët e fundit.

Kjo është shifra e parë që tregon për seriozitetin e incidentit, dhe ka sugjerime që mund të ketë qenë incidenti më i keq kibernetike në histori.

Kaosi është shkaktuar për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, e ka bërë një gabim në përditësim të sistemit dhe për pasojë janë pamundësuar shumë operacione.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mesin e bizneseve të prekura kanë qenë aeroportet, bankat dhe spitalet.

Zëvendëspresidenti i Microsoftit, David Weston, ka thënë se shifra prej 8.5 milionë pajisjeve është më pak se 1 për qind e të gjitha pajisjeve Windows në botë.

Ky gjigant teknologjik ka thënë se incidenti ka vënë në pah rëndësinë që kompanitë sikurse Crowstrike të bëjnë kontrolle të vazhdueshme nëpër proceset e përditësimit, para se t’i lëshojnë në publik.

Kaosi i madh që është shkaktuar ka rritur ndërkohë paralajmërimet nga ekspertët që, hakerët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë probleme.

Shefi i kompanisë Crowdstrike, George Kurtz, i ka inkurajuar klientët që të sigurohen se po flasin me një përfaqësues të kompanisë, para se të shkarkojnë diçka nëpër pajisjet e tyre.

ME TE LEXUARAT