Mbresëlënëse! WhatsApp prezanton dy veçori të reja për përdoruesit

Teknologji

Mbresëlënëse! WhatsApp prezanton dy veçori të reja

WhatsApp i Facebook Inc ka prezantuar një veçori të thirrjes zanore dhe video në versionin e saj desktop, ka deklaruar kompania.

Sakaq, tha që përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin ekranet e desktopit për thirrjet si në mënyrën portret ashtu edhe në atë peizazh, edhe thirrjet do të jenë të koduara nga fundi në fund.

Masa për të lehtësuar thirrjet në ekranet e mëdha do ta vinte WhatsApp në të njëjtin nivel me video-konferencat e mëdha Zoom dhe Google Meet, por nuk është e qartë nëse ka ambicie për të konkurruar me të dy në hapësirën e ndërmarrjes.

WhatsApp, i cili regjistroi 1.4 miliard thirrje zanore dhe video në prag të Vitit të Ri, ka përfituar nga pandemia COVID-19 ndërsa njerëzit në të gjithë botën përdorën aplikacione për thirrje video për të qëndruar të lidhur ndërsa strehoheshin në shtëpi.

ME TE LEXUARAT