Kush do të kryesojë në inteligjencën artificiale: Kina apo SHBA?
Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të arrijnë rivalët e tyre amerikanë në krijimin e chatboteve të inteligjencës artificiale (IA).
Ekonomia e dytë më e madhe në botë është duke shpenzuar vetëm këtë vit, 15 miliardë dollarë (13.5 miliardë euro) vetëm për projektet e IA.
Para daljes së modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT, që mbështetet nga kompania amerikane Microsoft, disa ekspertë të teknologjisë nuk mund ta thoshin me siguri se Perëndimi do të dominonte garën për IA, pavarësisht se laboratorët më të avancuar të IA ndodhen në SHBA dhe Britani të Madhe, shkruan DW.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kai-Fu Lee, një biznesmen tajvanez, parashikoi në vitin 2018 se Kina do ta kalonte shpejt SHBA-në si një superfuqi e IA, duke këmbëngulur se teknologjia tashmë e kishte kaluar fazën e inovacionit.
Kritikët e Kai-Fu Lee argumentojnë se revolucioni i IA është ende në fillimet e tij dhe se është Perëndimi ai që e ka çelësin e kësaj teknologjie.
"Risitë e mëdha në IA nuk kanë ardhur ende... Dhe SHBA aktualisht ka avantazh në atë fushë," thotë për DW, Pedro Domingos, profesor për shkenca kompjuterike në Universitetin e Uashingtonit.
SHBA është e shqetësuar për ambiciet teknologjike të Pekinit, veçanërisht pasi politika zyrtare e qeverisë kineze është që deri në vitin 2030 ta bëjë vendin lojtarin dominues të IA në botë.
Por Kina ka shumë pengesa të tjera për të kapërcyer, përpara se ajo të bëhet dominuese e IA në të gjithë botën. Presidenti Xi Jinping i ka dobësuar vitet e fundit gjigantët e teknologjisë. Karman Lucero, një studiues në Paul Tsai China Center, në Yale Law School, thotë se obsesioni i qeverisë kineze për të censuruar mund të jetë thembra e Akilit për teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Kina ka edhe probleme me specialistët. Pavarësisht nga përpjekjet e shumta për të ndërtuar një ushtri talentesh të IA, mbajtja e specialistëve të lartë të teknologjisë është një sfidë më vete