Kujdes! Një virus i ri po sulmon telefonat “android”, i maskuar si përditësim

Teknologji

Kujdes! Një virus i ri po sulmon telefonat “android”, i maskuar

Një virus i fuqishëm mund të marrë kontrollin e plotë të telefonit Android dhe t’ju vjedhë të dhënat.

Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, bëhet fjalë për një virus të maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion jashtë Google Play, i cili fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të shënjestruarit drejt e në serverat e operatorit.

Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontaktesh, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për shkrepje fotosh të ndryshme duke përdorur kamerat e telefonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky virus madje përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë studiuesit, dhe kjo ndodh pa e kuptuar fare përdoruesi.

Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar,- thotë drejtori i kompanisë Zimperium, Shridhar Mittal.

Risjellim në vëmendje se sistemi Android i telefonave smart vijon të mbetet më i lehti për t’u sulmuar, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje për shmangien e viruseve të karakterit të tillë./tar

ME TE LEXUARAT