Kryefaqja e Facebook-ut shfaq probleme për përdoruesit/ Çfarë po ndodh në llogaritë tona?

Teknologji

Kryefaqja e Facebook-ut shfaq probleme për përdoruesit/

Përdoruesit e Facebook-ut kanë raportuar probleme në përdorimin e rrjetit këtë mëngjes pasi kryefaqja e tyre nuk ka shfaqur postime të rregullta.

Problemet filluan të shfaqen në Down Detector, një faqe interneti që përdoret për të raportuar ndërprerjet, rreth orës 6:30 të mëngjesit.

20% e përdoruesve kanë raportuar probleme me aplikacionin, 73% me furnizimin dhe 7% me faqen e internetit në përgjithësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Twitter, duket se të gjithë përdoruesit po hasin të njëjtin problem, kryefaqja e Facebook-ut nuk tregon postime nga miqtë apo faqet që ndjekin, por tregon faqet e të famshmëve dhe se çfarë kanë postuar të tjerët në kohështrirjen e tyre.

Një përdorues shkroi: “Facebook-u është prishur apo çfarë??Kryefaqja ime shfaq vetëm postime të parëndësishme për mua, postime që njerëz të rastësishëm, të panjohur po postojnë në faqet e të famshmëve.”. A është hakuar Facebook-u?

Facebook-u nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë ndërprerje ose problem me faqen e internetit dhe nuk ka asnjë të dhënë që provon se Facebook-u është hakuar.

Sipas raportimeve në Twitter, problemi po shfaqet te të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

ME TE LEXUARAT