Kompania Apple merr vendimin drastik

Teknologji

Kompania Apple merr vendimin drastik

Kompania Apple ka vendosur të ndërpresë prodhimin e iMac Pro. iMac Pro janë kompjuterat më të fuqishëm që ka ofruar kompaniadhe mediat e huaja shkruajnë se vazhdojnë të qarkullojnë mostrat e fundit, për ata që duan të kenë një të tillë. Modeli standard 4,999$ mund të blihet ende në faqen e internetit të Apple, derisa të mbarojnë ato që janë prodhuar tashmë, tha kompania Apple.

Kujtojmë se Apple lancoi iMac Pro në 2017, duke sjellë një kompjuter profesional, me aftësi të avancuara për grafikë dhe pasqyrim 3D. Në gusht, Apple debutoi iMac e saj 27-inç, i cili është opsioni i-iMac për shumicën e klientëve. Kompania e teknologjisë tha se, modeli aktual mund të konfigurohet për të adresuar nevojat e profesionistëve. Por për ata që dëshirojnë një rritje në performancë dhe zgjerim, ata mund të zgjedhin Mac Pro.

Kompania Apple merr vendimin drastik

Apple po përgatit një lëshim të ri të iMacs këtë vit, për të zëvendësuar modelet e tij të vjetra, njoftoi Bloomberg në janar.

ME TE LEXUARAT