Jahti i miliarderit britanik Joe Lewis, president i “Tottenham" mbërrin në Portin e Durrësit

Teknologji

Jahti i miliarderit britanik Joe Lewis, president i “Tottenham"

Jahti “Aviva” i miliarderit britanik Joe Lewis, president i klubit anglez të futbollit “Tottenham Hotspur” mbërriti të premten në darkë në portin e Durrësit ku do të qëndrojë deri të hënën.

Aviva është ankoruar në kalatën nr. 5 të portit detar. Me një gjatësi prej 98,4 metrash dhe ekuipazh prej 35 vetash, superjahti mund të akomodojë deri në 16 persona në 8 suitat e tij.

Ai është ndërtuar në Gjermani në 2017 dhe i përket pronarit të Totenhamit, Lewis, i cili, sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, pritet të mbërrijë në vendin tonë në linjë ajrore për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por më pas miliarderi britanik me shumë gjasa, sipas burimeve nga porti i Durrësit, do të largohet nga vendi me jahtin e tij.

Jahti i miliarderit britanik Joe Lewis, president i “Tottenham"

Pritet që jahti të furnizohet dhe me karburant gjatë qëndrimit në portin e Durrësit.

Joseph C. Lewis, i lindur më 5 shkurt 1937, është një biznesmen, investitor dhe filantrop britanik, i cili zotëron një numër pasurish kryesisht përmes portofolit të investimeve të Tavistock Group.

Më parë ishte pronari kryesor i ENIC Group, që kishte klubin e futbollit Tottenham Hotspur nga viti 1991 deri në tetor 2022. Më pas pronësia kaloi te fondacioni i familjes Lewis.

ME TE LEXUARAT