"iPort", aeroporti i Tiranës njofton një tjetër risi në shërbimin ndaj qytetarëve
Aeroporti i Tiranës ka njoftuar një tjetër mundësi të re në shërbimet që ofrohet për qytetarët falë risive teknologjike.
Njoftimi:
Jemi të lumtur të prezantojmë risinë më të fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës – kioskën e re të vetë-shërbimit nga IPORT.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Thjesht skanoni pasaportën tuaj dhe menjëherë merrni kartën tuaj të imbarkimit, duke e bërë përvojën tuaj të udhëtimit më të shpejtë dhe më të thjeshtë.
Kjo teknologji e re e thjeshton procesin e check-in, redukton kohën e pritjes dhe rrit komoditetin për pasagjerët.
Në TIA, jemi të përkushtuar për të implementuar teknologji moderne për të përmirësuar operacionet dhe për të siguruar një udhëtim të qetë për të gjithë pasagjerët. Qëndroni me ne për zhvillime të tjera emocionuese!