Instagram po rrit sigurinë për përdoruesit e rinj në këto forma

Teknologji

Instagram po rrit sigurinë për përdoruesit e rinj në


Instagram po paraqet politika të reja që kufizojnë ndërveprimet midis adoleshentëve dhe të rriturve për ta bërë platformën më të sigurt për përdoruesit e rinj.

-Aplikacioni ka ndaluar të rriturit t'i dërgojnë mesazhe drejtpërdrejt adoleshentëve që nuk i ndjekin dhe po paraqet "udhëzime sigurie" që do t'u shfaqen adoleshentëve, kur profile të caktuara shfaqin sjellje potencialisht të dyshimta.



 
-Kërkesat e sigurisë do t'u japin përdoruesve adoleshentë mundësinë për të raportuar ose bllokuar të rriturit që u dërgojnë mesazhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-Udhëzimet do të kujtojnë përdoruesit e rinj që të mos ndiejnë presion për t'iu përgjigjur mesazheve dhe të jenë të kujdesshëm në ndarjen e fotove, videove ose informacionit me dikë që nuk e njohin.
 
-Njoftimet do të shfaqen kur sistemet e moderimit të Instagram zbulojnë sjellje të dyshimta nga përdoruesit e rritur.
 
Kompania nuk po tregon detaje se si funksionojnë këto sisteme, por thotë se një sjellje e tillë e dyshimtë mund të përfshijë dërgimin e "një numri të madh të kërkesave për miqësi ose mesazhe tek njerëzit nën 18 vjeç".
 
Instagram në pronësi të Facebook thotë se kjo veçori do të jetë e disponueshme në disa vende këtë muaj (nuk specifikoi cilat) dhe e disponueshme globalisht së shpejti.
 
Përdoruesit e rinj, adoleshentë, që regjistrohen në Instagram tani do të inkurajohen ta bëjnë profilin e tyre privat. Nëse ata vendosin të krijojnë një llogari publike gjithsesi, Instagram do t'u dërgojë atyre një njoftim më vonë "duke nënvizuar përfitimet e një llogari private dhe duke i kujtuar ata që të kontrollojnë cilësimet e tyre".

ME TE LEXUARAT