Google po punon për funksionin e ri që do t’ju fiksojë

Teknologji

Google po punon për funksionin e ri që do t’ju fiksojë

Google po bashkëpunon me Facebook dhe ByteDance për të sjellë video nga Instagrami dhe TikTok në Google Search. Kompania synon të arrijë një marrëveshje me platformat e mediave sociale për të integruar videot në motorin e kërkimit.

Përdoruesit do të kenë mundësi të kërkojnë video të ngarkuara në këto rrjete sociale në Google Search duke përdorur fjalët kyçe. Aktualisht, motori i kërkimit nxjerr vetëm ri-ngarkimin e videove të postuara në YouTube ose në një platformë tjetër të palëve të treta.

Një zëdhënës tha se kompania është në kërkim të mënyrave të reja për të organizuar informacionin. “Ne i ndihmojmë faqet e internetit ta bëjnë përmbajtjen e tyre të gjurmueshme dhe të përfitojnë nga të qenit në Google dhe të qenit në gjendje të zgjedhin se si ose nëse përmbajtja e tyre do të shfaqet në lërkim.” tha ai. /abcnews

ME TE LEXUARAT