Befasuese, Elon Musk planifikon të krijojë qytetin e tij në tokë

Teknologji

Befasuese, Elon Musk planifikon të krijojë qytetin e tij në

Nëse dikush ka aftësinë të befasojë botën me projektet e tij ambicioze, ai është Elon Musk.

Dhe kësaj radhe miliarderi bëri të ditur se do të ndërtojë një qytet të ri në Teksas i cili do të quhet Starbase.

Siç bëhet e ditur, qyteti i tij do të jetë rreth hapësirës së lëshimit të raketave të kompanisë së tij SpaceX. Si gjithmonë i aftë për të shkaktuar një trazim duke shtypur vetëm disa fjalë, Musk postoi në Tëitter se ai ishte “duke krijuar qytetin e Starbase, Texas”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Manjati, i cili aktualisht është personi i dytë më i pasur në botë, tha se qyteti i tij do të zërë një zonë “shumë më të madhe” se Boca Chica, një vend që strehon një vend lëshimi për SpaceX dhe ku kompania po ndërton raketën e saj Starship.

Elon Musk ndau disa karakteristika që qyteti i tij i ri do të kishte, të tilla si se ai do të jetë miqësor ndaj qenve.

Ai gjithashtu la të kuptohej se do të drejtohej nga “Doge”, i cili mund të interpretohet në dy mënyra: një referencë për Doges, ish-sundimtarët e Venecias dhe Genova dhe kriptomonedha Dogecoin.

ME TE LEXUARAT