Avioni turk furnizon me karburant në ajër avionët luftarakë amerikanë...

Teknologji

Avioni turk furnizon me karburant në ajër avionët luftarakë

SHBA dhe Turqia testojne nderveprimin ushtarak mes tyre.

“Në kuadër të stërvitjes Joint Protected Entry, katër aeroplanë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane u furnizuan me karburant nga Komanda jonë e Forcave Ajrore në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Ankara – Forcat Ajrore Turke furnizuan me karburant katër avionë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane në kuadër të stërvitjes “Joint Protected Entry” në hapësirën ajrore ndërkombëtare, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në kuadër të stërvitjes Joint Protected Entry, katër aeroplanë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane u furnizuan me karburant nga Komanda jonë e Forcave Ajrore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke kryer trajnime të ndërsjella”, tha ministria në një deklaratë në Twitter.

Në postimin e ministrisë është shpërndarë edhe videoja nga momenti i mbushjes me karburant.

ME TE LEXUARAT