Zjarr në një kopësht në Tiranë, evakuohen 150 fëmijë

Aktualitet

zjarrfikeseKopshti shtetëror nr. 45 pranë zonës së Selitës në Tiranë është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, është bërë e mundur nxjerrja nga kopshti i 150 fëmijëve, të cilët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet e para bëjnë të ditur se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, duke djegur kabujt në mjedisin e brendshëm të kopshtit.

ME TE LEXUARAT